Video

Rruga Kaçanik – Hani i Elezit lëshohet për qarkullim brenda 5 ditëve

Brenda 5 ditëve do të lëshohet për qarkullim rruga e bllokuar Kaçanik-Hani i Elezit, raporton KTV.

Kështu ka thënë për KTV-në zv. ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, sipas të cilit po punohet në dy ndërrime që punimet të përfundojnë sa më shpejt.

Kadriu ka konfirmuar se segmenti i autostradës “Arbën Xhaferi” do të lëshohet për qarkullim deri në Kaçanik.

“Në qershor e hapim autostradën deri në Kaçanik, por nuk mund të them se kjo do të bëhet më 1 qershor pasi që datën e caktojmë bashkë me kryeministrin Haradinaj”, ka thënë Kadriu. Ai ka shtuar se autostrada përfundon deri në fund të vitit.

Ndryshe, rruga Kaçanik-Hani i Elezit është bllokuar më 8 maj për shkak të rrezikut nga shembja e dheut.