Video

Për torturim të shqiptarëve, Zoran Vukotiq dënohet me 6 vjet e 6 muaj burgim

Zoran Vukotiq shpallet fajtor për krime lufte kundër popullsisë civile, për njërën nga pikat e akuzës që e ngarkon, atë me torturë të civilëve shqiptarë që mbaheshin në Burgun e Smrekonicës, ndërmjet 3 majit 1999 dhe fillimit të qershorit 1999, raporton KTV.

Ai dënohet me dënohet me 6 vjet e 6 muaj burgim.

Ai lirua nga pika e parë e akuzës, që e lidhte atë me sulmin ndaj konvojit të civilëve shqiptarë ndërmjet 2 e 3 majit, në Studime të Vushtrrisë.

Vukotiq u shpall i pafajshëm javën e kaluar në akuzën e Prokurorisë Speciale për vrasjen e katër civilëve shqiptarë në Komunën e Vushtrrisë.