Video

Gratë kundër që Dita e Evropës të jetë festë në Kosovë

Diellza Rama nga gratë e dala nga NDI dhe USAID-i, gjatë një organizimi në shesh, ka thënë se kundërshtojnë që Dita e Evropës të festohet në Kosovë pasi që institucionet kanë dështuar që të liberalizojnë vizat për Kosovën dhe vendi ynë mbetet ende i izoluar.

“Kërkojmë nga institucionet që ta heqin nga lista e festave zyrtare 9 majin”, ka thënë Rama, raporton KTV.

Ndërsa Berita Abazi ka thënë se për dallim nga studentët e shteteve tjera, ata të Kosovës presin me muaj të tërë nëpër ambasada për të marrë një vizë.