Video

Bllokohet rruga Kaçanik - Hani i Elezit për afat të pacaktuar

Që nga ora 10 e mëngjesit, e deri në një vendim tjetër, është mbyllur rruga Kaçanik – Han i Elezit.

Ky vendim i Ministrisë së Infrastrukturës ka ndodhur për shkak të rrezikut të shembjes së dheut. Automjetet duhet të përdorin rrugë alternative, raporton KTV.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka thënë se në ditët në vijim, do të bëhen matje të vazhdueshme nga ekspertët, në mënyrë që të dihet saktë se sa është lëvizja e terrenit në këtë segment rrugor, që të mund të merren masat e duhura në sanim të dëmit dhe për sigurinë e qytetarëve.

“Qytetarët me vetura duhet të kalojnë në aksin rrugor Glloboqicë – Hani i Elezit ose ta shfrytëzojnë mbikalimin në Glloboqicë. Për herë të parë, MI-ja merr masa parandaluese për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve. Ne po marrim masa që të mos na ndodhë një situatë që të ketë pasoja fatale për pjesëmarrësit në komunikacion. Brenda 10 ditësh, planifikojmë të dimë gjendjen e saktë dhe të dalim me një projekt sanues për atë vend”, ka thënë ai.