Video

BE i kërkon Prishtinës ta themelojë urgjentisht Asociacionin

Bashkimi Evropian i kërkon Prishtinës që urgjentisht dhe pa vonesë të zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq e cilësoi si pozitiv faktin që ka nisur puna në hartimin e statutit të Asociacionit dhe tha se autoritetet kosovare kanë afat katër muaj, që të zbatojnë plotësisht këtë marrëveshje.

“Presim rezultate. Është e nevojshme të zbatohet kjo marrëveshje, ashtu si edhe të gjitha të tjerat”, tha Kocijaçiq.

Marrëveshja për Asociciaionin është arritur në gusht të vitit 2015 dhe Prishtina ka nisur hartimin e statutit vetëm pak kohë më parë.

Zëvënendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se themelimi i Asociacionit duhet të ndodhë paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.