Video

“Fuqia e PDK-së”, përplasen partnerët e koalicionit

Të gjitha partitë politike, pozitë e opozitë, madje edhe ato joparlamentare, i janë përgjigjur ftesës së LDK-së për tryezë në tentim të arritjes së një pajtimi të përgjithshëm për temat e mëdha, raporton KTV.

Por, kjo tryezë ishte vetëm pikënisje e takimeve të formatit të tillë, që pritet të ndodhin shpesh e atë të radhës do ta thërrasë PDK-ja.

Ndonëse vazhdimisht LDK-ja ka përmendur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, me arsyen se pushteti ka humbur shumicën në Kuvend, si nikoqir thanë se nuk kanë diskutuar për zgjedhje se nuk ka qenë arsyeja e takimit.

Por, përfaqësues të tjerë politikë në takim thanë se u diskutua edhe për zgjedhjet, por PDK-ja është e bindur se vetëm ata kanë fuqi ta çojnë vendin në zgjedhje.

Pikërisht në këtë pikë pati edhe përplasje verbale mes vetë partnerëve të koalicionit.

Me media u mundua të tregohej i sinqertë përfaqësuesi i AAK-së, që tha se janë marrë vesh se çfarë të deklarojnë e çfarë jo para gazetarëve.