Video

Familja Mirena ka humbur shpresën për drejtësi për vrasjen e 16 anëtarëve të saj

21 prilli i vitit 99’ për familjen Mirena do të shndërrohej në tragjedi. 16 meshkuj të kësaj familjeje në këtë datë, u nxorën nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe, për t’u vrarë më pastaj.

Në 19-vjetorin e vrasjes së tyre, Izet Mirena thotë se drejtësia për familjen e tij nuk u vu asnjëherë në vend, raporton KTV.

Kushtrim Mirena ishte vetëm 10 vjeç, kur forcat serbe i vranë babanë së bashku me 15 anëtarë të familjes.

Ai është vetëm njëri nga 33 fëmijët e kësaj familjeje, që mbeti jetim pas masakrës që ndodhi në familjen e tij

Ndonëse kanë kaluar 19 vjet, anëtarët e familjes Mirena thonë se institucionet nuk nisën një hetim të mirëfilltë për vrasjet që u kryen në këtë familje.

KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim nga Prokuroria Speciale të Kosovës lidhur me rastin e familjes Mirena, por kryeprokurori i Speciales Reshat Millaku, nuk ka qenë i qasshëm.