Video

Gjergji: Këta që prenë mikun në besë dje, do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë edhe kryeministrin

Derisa ka udhëhequr meshën që është mbajtur në Prizren, në Katedralen “Zoja Ndihmëtare”, imzot Dodë Gjergji, ka shfrytëzuar rastin që të përçojë një porosi.

Nga altari ka kritikuar institucionet për dëbimin nga Kosova të shtetasve turq, të kërkuar nga pushteti i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Këta që kanë prerë mikun në besë dje, nesër do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë edhe kryeministrin”, ka thënë Gjergji.