Video

Çfarë ndodhi gjatë procesit gjyqësor kundër Shefqet Krasniqit

Në procesin gjyqësor kundër ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, po e jep dëshminë e tij Xhemë Shala, zyrtar i ATK-së, raporton KTV.

Shala është ftuar nga gjykata pas paqartësive lidhur me shlyerjen e obligimeve të kompanisë NT Portat, pronë e Krasniqit, ndaj Administratës Tatimore.

Shala është edhe dëshmitari i fundit në këtë proces, ku Krasniqi, përveç shmangies nga tatimi, akuzohet edhe për nxitje të urrejtjes dhe shtytje në kryerje të veprave terroriste. Fjala përfundimtare për këtë rast do të jepet më 20 mars.