Kronikë e KTV- së për zhvillimet e sotme në Kuvend

13 mars 2018 18:59

Së paku tridhjetë pika do të jenë në seancën e së mërkurës të Kuvendit të Kosovës, nëse ajo arrin të mbahet, raporton KTV.

Katër pika të seancës së sotme do t’iu bashkohen 26 pikave të tjera të parapara për seancën e së mërkurës, meqë këtë të martë Kuvendi nuk arriti të vazhdonte seancën për mungesë kuorumi.

Si pikë e parë ishte votimi i rekomandimeve pas debatit të zhvilluar dy javë më parë për rritjen e pagave për zyrtarët shtetëror.

Fillimisht, në sallën plenare ishin mbi 70 deputetë, por këto rekomandime nuk arrtën të kalonin meqë morën vetëm 46 vota të opozitës, derisa pushteti nuk u bë fare pjesë e votimit, pavarësisht pranisë fizike në sallë.

Kështu Avdullah Hoti i LDK-së nuk është kursyer nga deklaratat, duke kërkuar edhe shpërbërjen e Kuvendit. Pas kësaj, LDK-ja doli nga salla, e pas tyre edhe Vetëvendosje, por vetëm pasi edhe Glauk Konjufca ia kujtoi pushtetit se pa opozitën nuk mund të kalojë asnjë ligj.

Kryetari i Kuvendit tha se gjithçka po shfrytëzohet politikisht, ndërsa kryeministri tha se LDK-ja e VV-ja po bëjnë opozitarizëm të pashpjegueshëm.

Kryeministri tha se nuk mund të votohet për diçka që është lëndë në Gjykatën Kushtetuese.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme