Deputetët kërkojnë që shteti t’u sigurojë mbrojtje grave

08 mars 2018 19:18

Dhuna në familje ka mbledhur deputetët e Kuvendit në seancë plenare, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Megjithatë, për këtë temë, për të cilën thanë se ka rëndësi të veçantë, deputetët mezi arritën të mblidhen me një orë vonesë.

E ndryshe nga herët tjera, shumica e deputetëve sot patën uniformë.

Ata kishin veshur bluza me moton “ti je një luledielli”, kampanjë kjo e gazetares shqiptare Albana Osmani.

Të gjithë u bënë bashkë për një fotografi, por këtë foto e refuzuan deputetët e lëvizjes, pavarësisht se vetë Osmani i luti ata.

E për këtë e pati një arsyetim deputetja Albulena Haxhiu.

Kur nisi debati, iniciuesja Fatmire Kollqaku foli me shifra për dhunën ndaj grave.

Kryeministri u zotua se institucionet do të punojnë për të ndalë dhunën në familje, derisa deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu kujtoi se në sallë plenare i kishte ofenduar gratë deputete.

Në sallë tashmë kishte pak deputetë, madje edhe nga Vetëvendosje.

Pas pauzës, debati ka vazhduar edhe për disa orë, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe organet e drejtësisë që t’iu dalin në ndihmë rasteve që kanë nevojë për mbrojtje nga dora e shtetit.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme