10 kërkesa për përmirësimin e pozitës së gruas në protestën “Marshojmë, s’festojmë”

08 mars 2018 19:08

Emrat e grave që burrat ua morën jetën kanë qenë kryefjala e marshit në ditën ndërkombëtare të gruas në Prishtinë.

Zejnepe Berisha, Diana Kastrati, Donjeta Pajaziti kanë qenë vetëm disa nga emrat, për të cilat u kërkua drejtësi.

Në protestën “Marshojmë, s’festojmë”, të organizuar nga Rrjeti i Grupit të Grave dhe organizatat tjera, është bërë thirrje për barazi, të drejtë të barabartë në edukim, punësim e trashëgimi, raporton KTV.

Disa nga kërkesat kryesore në këtë protestë ishin 50% përfaqësim i grave në vendimmarrje, implementimi i ligjeve dhe kontratave kolektive në tërësi dhe pa përjashtime, stop diskriminimit në punë për shkak të moshës dhe gjinisë, respektimi i pushimit të lehonisë, sigurime shëndetësore për të gjithë dhe stop punës shtëpiake pa pagesë.

Duhet kujtuar se vetëm gjatë vitit 2017, së paku 8 gra janë vrarë nga burrat kosovarë, 4 prej këtyre vrasjeve ndodhën në Kosovë, ndërsa 4 të tjera në diasporë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme