“Ringjallja” provokuese dhe irrituese e Millosheviqit në Graçanicë

08 mars 2018 08:38

Është dhënë mbrëmë në Graçanicë premiera e shfaqjes për kriminelin e luftës, Slobodan Miloseviq. Të pranishëm në teatër kanë qenë rreth 200 serbë lokalë, që kanë mendime të ndryshme për shfaqjen, raporton KTV.

Krimineli më i madh i luftërave të Jugosllavisë, Slobodan Miloseviq është ‘ringjallur’ të martën mbrëma në një shfaqje teatrale në Graçanicë, në dalje të Prishtinës.

Mbi 200 serbë lokalë u mblodhën për të parë mjuziklin ‘The Slobodan Show’ dhe shprehën mendime të ndara për atë që panë.

‘S’ka asgjë në të, është thjesht një manipulim i madh...një teatër politik që arriti të na mashtrojë”, tha ish-gazetari lokal Zivojin Rakoceviq.

Një mësuese lokale, Viktorija Zivkoviq, tha se është e kënaqur me shfaqjen.

Ndërkohë, njëra nga aktoret nga Beogradi, Tamara Tomanoviq, nga Beogradi tha se me shfaqjen kanë provuar të tregojnë se çka ka ndodhur në Kosovë dhe Serbi gjatë viteve 90.

Skenaristja e shfaqjes, Jelena Bogavac, ka insistuar se qëllimi i gjithë shfaqjes ka qenë të paraqesë anën humane të kriminelit të luftës dhe ka provuar të shmangë ideologjinë e tij politike.

Në një skenë, Milosheviqi e ngushëllon vajzën e tij për gjendjen e rëndë financiare të radios së saj, e në një tjetër i thotë djalit të tij, Markos, që të mos e ngrohë shumë ujin e pishinës familjare.

Ministri i Kulturës në qeverinë e Kosovës, Kujtim Gashi, i ka thënë se shfaqja ka irrituar shqiptarët e Kosovës.

‘Artistët e kanë lirinë e shprehjes, por të zgjedhësh të japësh premierën në Kosovë është irrituese për shoqërinë kosovare, e cila ka vuajtur shumë nga krimet e tij, krime që kanë qenë të mëdha dhe kanë pasur ndikim jo vetëm te shqiptarët e Kosovës, por edhe te kombet e tjera dhe shtetet e tjera në ish-Jugosllavi”, ka thënë Gashi.

Millosheviqi vdiq në Hagë në mars 2006 pa e marrë dënimin për krimet e tij brutale në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme