Video

Mijëra aktgjykime të Serbisë do të njihen nga gjykatat e Kosovës

Mbi 2 mijë e 500 lëndë të gjykatave paralele të Serbisë në veri të vendit do të njihen nga gjykatat e Kosovës., raporton KTV.

Njohja e aktgjykimeve të gjykatave paralele do të shqyrtohet edhe përmes formimit të një komisioni nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Kryesuesi i këtij institucioni, Nehat Idrizi, nuk ka mohuar se edhe në Bruksel është arritur marrëveshje për njohjen e këtyre lëndëve.

Një dokument të kësaj marrëveshjeje e ka prezantuar kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu.

Ajo ka kërkuar informata shtesë edhe rreth dorëheqjes së kryetarit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nikolla Kabashiq, dhe për të kaluarën e tij.

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion kanë kërkuar më shumë llogaridhënie dhe efikasitet të punës së gjyqtarëve.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës sfidë të madhe e sheh edhe numrin e madh të lëndëve të pazgjidhura nga gjykatat dhe buxhetin e vogël të ndarë për këtë institucion.