Si çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, edhe këtë vit qyteti i Prizrenit u dekorua me flamuj të ndryshëm, kryesisht të shteteve që e kanë ndihmuar çlirimin e vendit.
Vend të veçantë krahas flamujve të Gjermanisë, Amerikës, Shqipërisë e Kosovës, zë edhe ai i Turqisë.
Por, ai u largua nga Prizreni, së paku në një vend, u xhirua dhe u publikua në rrjetet sociale.
Aty shihet një person, që më pas e shkel flamurin e Turqisë.
Megjithëse në mbishkrimin e kësaj videoje thuhet se ky veprim është kryer në një lagje të Prizrenit, policia ende nuk e ka identifikuar vendin ku ka ndodhur rasti.
Këtë akt e ka dënuar edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cila ka thënë se përmes këtyre videove, po synohet përçarje ndëretnike.
-
13 shkurt 2018 20:12
-
Shpërndaje në: