Video

Një i lënduar nga aksidenti me 4 vetura te Xhamia e Llapit

Një i lënduar nga aksidenti me 4 vetura te Xhamia e Llapit

Katër vetura janë përfshirë në një aksident zinxhiror që ka ndodhur rreth orës 21:00 në Prishtinë, në lagjen Kodra e Trimave, në afërsi të Xhamisë së Llapit, raporton KTV.

Nga përplasja njëra prej veturave ka përfunduar në lokalet e një banke në afërsi, së cilës i janë thyer xhamat.

Një person është lënduar lehtë dhe është dërguar për trajtim në QKUK.