Video

Dy zëvendëskryetarë për Gjykatën e Apelit

Gjykata e Apelit është bërë me dy zëvendëskryetarë, raporton KTV .

Nenad Laziq, anëtar i KGJK-së dhe gjyqtar i kësaj gjykate, para se të hidhej në votim emri i tij për këtë pozitë, ka lëshuar mbledhjen e KGJK-së.

Por, anëtarja e Këshillit ka kërkuar sqarime mbi ligjshmërinë e një vendimi të tillë, pasi që Gjykata e Apelit ka për zëvendëskryetar Hashim Çollakun.

Sqarime janë munduar të japin kryesuesi Nehat Idrizi dhe Drejtori i Sekretarit, Shkëlzen Maliqi, duke treguar se një pozitë e tillë parashihet me marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Këshilli gjithashtu ka votuar kundër kërkesës së Sindikatës së Judikaturës, për shpërblimin e punëtorëve me shumën prej 200 eurosh.

Për një kërkesë të tillë, përveç arsyetimit të mungesës së mjeteve, u përmend edhe mungesa e bazës ligjore.