Video

Protestën e punëtorëve teknikë Komuna e quan politike, kjo është përgjigja e tyre

Punëtorët teknikë të gjashtë shkollave në kryeqytet për pak orë janë larguar nga vendet e tyre të punës për të protestuar para Komunës së Prishtinës.

Shkak për këtë është bërë mosdhënia e pagave për muajin e fundit nga kompania MSS dhe institucioni, para të cilit ata protestuan.

Të panevojshme e politike e ka quajtur protestën numri dy i kryeqytetit, Muhedin Nushi, pasi sipas tij, ka pasur një marrëveshje për kryerjen e pagesave.

Teksa njoftoi se kompania ka kryer obligimin të premten, Nushi tha se moskryerja e pagesave nga ana e komunës është shkak i vonesave për buxhetin në institucionet qendrore.

Pas një takimi disa minutash, Nushi e Azemi njoftuan protestuesit se janë pajtuar që të presin për ekzekutimin e pagave deri të hënën.

Në rast të mosrealizimit, punëtorët kërcënuan me greva.