Video

Ronaldo: Jam nga Kosova!

Katër herë futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, ka veçuar emrin e Kosovës në një transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin social Instagram.

Në një video direkte me fansat e tij, ylli i Real Madridit ka lexuar komentet e tyre dhe ndër ta ishte edhe një fans kosovar komentin e të cilit Ronaldo e lexon me zë, shkruan Koha.net.

“Jam nga Kosova”, thotë Ronaldo e më pas vazhdon të lexojë komentet e fansave të tjerë.