Video

Anëtarësimi në Interpol, sfidë për diplomacinë kosovare

Në shtator të këtij viti, në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, veç të tjerash, do të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Kjo, pasi që në qershor të këtij viti Komiteti Ekzekutiv i Interpolit e ka pranuar kërkesën e Kosovës, duke e futur kështu në agjendë të organit më të lartë vendimmarrës të kësaj organizate, në Asamblenë e Përgjithshme, shkruan sot Koha Ditore.

Në mbledhjen që do të mbahet në Pekin të Kinës, prej 26 deri me 29 shtator, Kosovës i duhen 2/3 e gjithë përfaqësuesve prezentë të gjithsej 190 shteteve sa janë anëtare në këtë organizatë.

Kjo gjë ka mobilizuar institucionet e Republikës së Kosovës. Ditë më parë në mbledhjen e rregullt të Qeverisë është votuar nisma për aderimin e Republikës së Kosovës në Interpol. Në këtë mbledhje, kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, duke theksuar rëndësinë e të qenit pjesë e kësaj organizate, është shprehur optimist rreth anëtarësimit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.