Video

Konsumuesit e drogës tri herë më të prirë në vetëvrasje, thotë Blakaj

Safet Blakaj, nga OJQ-ja “Labirinti”, ka thënë se përdoruesit e substancave narkotike kryejnë tri herë më tepër vetëvrasje se sa jo përdoruesit.

“Kjo është e vërtetuar”, ka thënë ai në Puls të KTV-së, derisa ka folur edhe për një tjetër mundësi.

“Vdes nga mbidoza, por ne nuk e dimë se a e ka bërë me qëllim apo nga pakujdesia. Shprehja e tyre që përdoret është ‘plumbi i ëmbël’ pra mbidoza si vetëvrasje, ju bëhet boll, lodhen dhe vetëvriten”, thotë Blakaj.