Video

Gjakova e Deçani drejt zgjedhjeve të parakohshme

Zgjedhje të parakohshme mund të organizohen në Gjakovë e në Deçan, komuna të cilat kanë mbetur pa kryetarë shkaku që ata janë zgjedhur deputetë dhe kanë braktisur postet në nivelin lokal.

Presidenti i shtetit nuk e ka përjashtuar mundësinë që të shpallë zgjedhje të parakohshme në këto komuna, ani se të rregulltat mbahen më 22 tetor, shkruan sot Koha Ditore.

Mimoza Kusari-Lila është kryetare e Alternativës, subjekt i ri politik, dhe në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit pati kandiduar për deputete në listën e koalicionit me LDK-në dhe me AKR-në.

Koalicioni ka dalë si forcë e tretë në Gjakovë. Megjithëkëtë, ajo ka marrë vota të mjaftueshme për të zënë një nga 120 vendet në Kuvend. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.