Video

Infektivja, në kontakt me kompaninë amerikane që po i teston ilaçet kundër koronavirusit

Kosova ua ka dërguar të dhënat e pacientëve të prekur me Covid 19 kompanisë amerikane, e cila ka disa ditë që ka nisur testimin e ilaçit Remdesevir te pacientët e prekur me Covid 19.

Infektologu i Klinikës Infektive, Salih Ahmeti, ka bërë të ditur se ata janë në kontakte të vazhdueshme me qendrat ku po bëhen hulumtimet për gjetjen e ilaçeve për trajtimin e pacientëve me Covid 19, raporton KOHA.