Video

Haxhiu për vettingun: 24 muaj vetëm për hartimin e bazës ligjore

Dy vjet do t’u duhen institucioneve për hartimin e bazës ligjore në mënyrë që të realizohet procesi i vettingut.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga departamentet brenda dikasterit që drejton hartimin e dokumenteve të nevojshme.

Haxhiu, në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar se ky proces do të zhvillohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.