Kundërshtarët e Merkelit dyshojnë në koalicion

01 December 2019 19:28

Dy kundërshtarë të koalicionit me konservatorët e kancelares Angela Merkel, kanë siguruar shumicën e votave në mbledhjen e Partisë socialdemokrate, duke rritur dyshimet për të ardhmen e Qeverisë gjermane.

Norbert Walter-Borjans dhe kolegia e tij, Saskia Esken, fituan 53 për qind të votave, transmeton KTV. Ata deklaruan se dëshirojnë të rinegociojnë marrëveshjen e koalicionit me qëllim që të përqendrohen në drejtësi sociale dhe investime të reja në Gjermani.

Rivalët e tyre, ministri i Financave, Olaf Scholz dhe Klara Geywitz, fituan 45 për qind të përkrahjes dhe në një mbledhje të partisë që mbahet gjatë javës së ardhshme, pritet të aprovohet zgjedhja e anëtarëve të saj.

E kristiandemokratët e kancelares Merkel, dëshirojnë që të punojnë me socialdemokratët në koalicionin e tyre federal, mirëpo liderët e rinj kanë dyshime për të ardhmen e Qeverisë gjermane.

© KOHA

Të ngjashme