Video

Të lodhur nga blerja online e biletave, tifozët kërkojnë të kthehet sistemi i vjetër

Në sheshet kryesore të Prishtinës, tifozë të shumtë kosovarë e anglezë, lehtësisht mund të pajisen me shalle e fanella të ndryshme që shiten pothuajse në çdo skaj të qytetit.

Por, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për biletat për ndeshjet që Kosova zhvillon në shtëpi, raporton KTV.

Për shumë tifozë, qasja në ueb-faqen Tiks.app ishte e pamundur më 12 nëntor, derisa edhe pas rikthimit të shitjes së biletave në ueb, të premten mbrëma, shumë prej tyre nuk arritën të siguronin një të tillë.

Për ta, mossigurimi i biletës lë vend për dyshime se po bëhen manipulime, derisa ka edhe prej atyre që thonë se shumë më lehtë do të ishte nëse biletat do të shiteshin fizikisht.