Danimarka i rikthen përkohësisht kontrollet në kufi me Suedinë

12 November 2019 19:37

Danimarka do të rivendosë përkohësisht kontrollet në kufijtë e saj me Suedinë, pas një varg krimesh të dhunshme në Kopenhagë.

Për këto krime, autoritetet daneze besojnë se janë kryer nga autorët prej Suedisë. Kontrollet gjashtëmujore, duke filluar nga e marta, do të bëhen në Urën Oresund mes Kopenhagës dhe qytetit suedez të Malmos dhe gjithashtu në portet e trageteve, transmeton KTV.

Që nga shkurti, në Kopenhagë ka pasur 13 shpërthime. Autoritetet besojnë se një shpërthim i 6 gushtit në Agjencinë e Taksave të Danimarkës u krye nga kriminelët që kishin kaluar kufirin nga Suedia.

Dy shtetas suedezw janë në paraburgim. Të shtunën, një djalë 15-vjeçar u qëllua për vdekje dhe një adoleshent tjetër u plagos rëndë në Malmo.

© KOHA

Të ngjashme