Video

Qeveria polake kërkon ndryshime në projektin për kampet naziste

Kryeministri i Polonisë i ka shkruar një letër platformës Netflix, duke këmbëngulur për ndryshime në një dokumentar, lidhur me kampet naziste të vdekjes.

Mateusz Morawiecki tha se një hartë e treguar në dokumentar, tregon kampet e vdekjeve brenda kufijve të Polonisë së ditëve të sotme.

“Kjo e portretizon Poloninë si përgjegjëse për kampet e vdekjeve, kur në të vërtetë ishte pushtuar nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore”, tha Morawiecki, transmeton KTV. Ndërsa Netflix u përgjigj, duke thënë se janë në dijeni të shqetësimeve lidhur me dokumentarin.

Gjermania naziste pushtoi Poloninë në vitin 1939, e që shënoi fillimin e luftës.