Të mbijetuarat e dhunës seksuale në Irak e në Sudanin Jugor, rrëfehen në Prishtinë

11 November 2019 19:22

Ndonëse nga vende të ndryshme, këto tri gra ndajnë histori të ngjashme. Që të gjitha janë të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës.

Tmerrin e përjetuar gjatë luftës në Irak, Dalal Ali Khairo, e ndau para publikut në Prishtinë.

Mert Ayang ishte vetëm 7 vjeçare kur është përdhunuar. Ajo ka bërë thirrje që të mbijetuarat e dhunës seksuale të kenë mbështetje më të madhe.

Thirrjes për mbështetje iu bashkua edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila edhe një herë ndau pjesë nga rrëfimi i saj.

I mahnitur me punën e bërë në Kosovë, është shprehur nobelisti Denis Mukwege.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Trajtimin e të Mbijetuarve të Torturës në Kosovë, Feride Rushiti, tha se të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë qenë të vetmuar e të paragjykuar.

Kjo konferencë është mbajtur në kuadër aktiviteteve të shumta, për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Mbijetuarve të Torturës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme