Familjarët e të pagjeturve thonë se Qeveria e re duhet ta kushtëzojë dialogun

10 November 2019 19:18

Ka 20 vjet që Lutfie Ademi-Vokshi, nuk ka reshtur së kërkuari vëllanë e saj, Adem Ademi, i zhdukur në prill të 1999.

Ademi-Vokshi thotë se nuk është e kënaqur me punën e institucioneve lidhur me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Ajo kërkon që çështja e personave të zhdukur të jetë kusht në bisedimet me Serbinë, pjesë e së cilës thotë se duhet të jetë edhe ndonjë familjarë.

Pjesëmarrjen e familjarëve të personave të zhdukur në bisedimet me Serbinë e kërkon edhe Bajram Çerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur.

Trajtimi i çështjes së personave të zhdukur, sipas Kushtrim Garës nga komisioni qeveritar, duhet të jetë prioritet për qeverinë e ardhshme.

Në anën tjetër, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, nuk e përjashton mundësinë që pjesë e dialogut me Serbinë të jenë edhe familjarët e të pagjeturve.

Ndonëse kanë kaluar 20 vjet që nga përfundimi i luftës, ende nuk dihet asgjë për fatin e më shumë se 1 mijë e 650 personave të zhdukur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme