Video

Autoritetet e Kosta Rikës kapën 1.4 tonë kokainë në Oqeanin Paqësor

Autoritetet e Kosta Rikës kanë kapur 1.4 tonë kokainë në një anije peshkimi në Oqeanin Paqësor.

Trupat detare të Kosta Rikës, së bashku me rojet kolumbiane, konfiskuan drogën në brigjet e Paqësorit, transmeton KTV.

Droga u gjet në thasë të mëdhenj brenda anijes. Amerika Qendrore është duke u bërë një pikë e rëndësishme tranziti për substancat narkotike nga kartelet e fuqishme.

Përndryshe, bandat e drogës veprojnë në atë zonë, ku marrin dërgesat e kokainës së Amerikës së Jugut dhe i dërgojnë përtej kufirit në Meksikë drejt Shteteve të Bashkuara.