Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte

23 October 2019 16:51

Policia e Kosovës njofton se në Lagjen Emshir në Prishtinë, ka arrestuar një serb të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Prokuroria e shtetit thekson se i arrestuari me inicialet N.A, dyshohet e kishte kryer veprën penale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile në Prishtinë gjatë luftës në Kosovë, raporton TV Arta.

Po ashtu, në njoftim theksohet se prokurori i rastit gjatë ditës ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme