Nis verifikimi i votave të ardhura nga Serbia

23 October 2019 16:48

Pas rreth 10 ditëve, zyrtarët e KQZ-së janë rikthyer në hapësirën e verifikimit të votave nga Serbia. Hapësira është hapur për zyrtarët, por gjithçka po zhvillohet në kushte të rrepta të sigurisë.

Për shkak të frikës vëzhguesve i është dashur të vishen me rroba speciale për të vazhduar punën, raporton TV Arta. Sipas zyrtarëve të KQZ-së deri tash nuk ka pas ndonjë shenjë të dyshimit për ndonjë alergji të mundshme sikurse herën e kaluar.

Kjo sallë ka qenë e mbyllur prej ditësh kur disa pjesëtarë të KQZ-së, gjatë verifikimit të fletëvotimeve u dërguan për trajtim mjekësor pas shqetësimeve për një alergji të ngritura pas hapjes së kutive të cilat gjendeshin këto zarfe të ardhura nga votuesit serbë të Kosovës që jetojnë të shpërngulur në Serbi.

Gjithashtu, dymbëdhjetë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që janë ankuar për reaksione alergjike teksa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, janë liruar nga spitali.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme