INDEP-i kërkon nga Qeveria e re ta anulojë kontratën për ‘Kosovën e Re’

22 October 2019 19:12

Ende pa u formuar Qeveria e re, në adresë të saj po vijnë kërkesat e para.

Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, po kërkon që qeverisja e ardhshme qysh në ditët e para, të ndërpresë kontratën për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’, raporton KTV.

Me rastin e Ditës Botërore të Energjisë, ky institut ka shpalosur edhe disa nga prioritetet tjera, që, sipas tij, duhet t’i ketë Qeveria e re, sidomos në tranzicionin e energjisë dhe investimet te masat efiçiente të energjisë.

Hulumtuesi Dardan Abazi, në një konferencë për media ka paraqitur disa nga arsyet, pse, sipas tij, duhet të anulohet kontrata për termocentralin e ri.

Nga ky institut paraqitën edhe nevojën për de-karbonizimin e energjisë dhe ndryshimin e legjislacionit aktual.

Ndryshe, Qeveria e kaluar ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë amerikane ‘Contour Global’ për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, e cila nga partitë opozitare dhe disa OJQ, është kundërshtuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme