Plazhet dhe bota ujore dëmtohen nga nafta dhe katrani

20 October 2019 19:29

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një aksion pastrimi për heqjen e naftës dhe katranit nëpër plazhet verilindore të Brazilit.

Vullnetarët, së bashku me punëtorët e angazhuar nga qeveria, po tentojnë ta pastrojnë rërën dhe ujin nga katrani i dendur. Burimi i rrjedhjes që u vërejt më 2 shtator, mbetet mister, transmeton KTV.

Ekspertët kanë thënë se kjo mund të jetë katastrofa më e madhe për koralet, mirëpo po e pësojnë edhe peshqit.

Së paku 15 breshka ujore, dy pulëbardha dhe një peshk, kanë ngordhur si pasojë e kontaminimit të detit.

© KOHA

Të ngjashme