Pensionet, Serbia borxh Kosovës mbi 2 miliardë euro

16 October 2019 16:45

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka prezantuar dy studime rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi, atë “Çështja e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Kosovës në kontekstin e ‘finales së madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” dhe “Raportet bilaterale Kosovë-Serbi në sektorin e energjisë, në kontekstin e marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, raporton TV Arta.

Në të dyja këto fusha, sipas këtij instituti, Kosova është duke humbur vlera të mëdha parash. Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga viti 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës, është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.

Ndërkohë, që në fushën e energjisë humbjet e Kosovës, për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve të kësaj fushe, nga ana e Serbisë, është 432 milionë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme