Protestë para ambasadës suedeze në Prishtinë kundër Nobelit për Handken

13 October 2019 15:08

Të hënën nga ora 11:00 do të organizohet një protestë para Ambasadës suedeze në Prishtinë, për të kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi për këtë vit.

Anulimin e vendimit të Akademisë Suedeze e ka kërkuar edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”, raporton TV Arta.

ASHAK-u shpreh zhgënjim për ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke.

Për profesorin Bardh Rugova, ndarja e Nobelit për Letërsi 2019, për shkrimtari austriak, është zgjedhje e gabuar dhe shumë e dëmshme.

Sipas tij, e njëjta vë në pikëpyetje rolin e artit për njerëzimin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme