Demi: Zhvillimi ekonomik, sfidë për qeverinë

13 October 2019 15:05

Nga veprimet në ekonomi, sidomos në krijimin e vendeve të reja të punës, do të varet suksesi apo dështimi i qeverisë së re, ashtu sikurse i të gjitha qeverive deri më tani, ka thënë Agron Demi, raporton TV Arta.

E, me rritjen e vendeve të punës, ai ka parashikuar se mund të bjerë edhe shkalla e migrimit. Demi është analist politikash në Institutin GAP dhe, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ka folur për problemet më kryesore me të cilat përballet vendi, për veprimet që duhet t’i ndërmarrë menjëherë qeveria e re, por edhe për prioritetet mandatore që duhet t’i ketë kjo qeveri.

Ai ka treguar edhe se cilat janë pritjet e përgjithshme nga ekzekutivi që pritet të drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje, subjekt të cilin e nxorën fitues zgjedhjet e 6 tetorit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme