Video

10 mijë maturantë sot i janë nënshtruar afatit të dytë të testit 

Rreth 10.000 maturantë i janë nënshtruar pjesës së dytë të afatit të dytë të provimit shtetëror të maturës.

Derisa në komunën e Prishtinës u testuan 1200 nxënës në 11 qendra testimi.

Nxënësit e mbetur në këtë afat u ndanë të kënaqur me procesin e testimit, derisa shpresojnë që këtë herë, të kenë sukses, raporton KTV.

Edhe pse Ministria e Arsimit paralajmëroi se në qendrat e testimit do të vendoseshin zhurmues të valëve, për të parandaluar kopjimin, një gjë e tillë këtë vit nuk u realizua.

Derisa sipas vëzhguesve të testimit, vendosja e këtyre zhurmuesve të valëve është e nevojshme për evitimin e çdo parregullsie.

Nxënësit që do të kalojnë testin këtë herë, kanë mundësi që të aplikojnë nëpër universitete në afatin e dytë.

Për shkak të posedimit dhe përdorimit të telefonave dhe mospërfilljes së rregullave tjera të procesit testues, në afatin e parë të provimit nga ky proces, u përjashtuan 45 nxënës.

Derisa u filluan edhe procedura disiplinore ndaj një administruesi.