Video

Uragani Dorian: Stuhia e kategorisë së pestë pritet të godasë ishujt Bahamas

Uragani i njohur me emrin “Dorian” është shndërruar në një stuhi të kategorisë së pestë dhe erërat e fuqishme pritet të godasin ishujt e Bahamas gjatë së dielës.

Meteorologët kanë parashikuar se stuhia e cilësuar si shumë e rrezikshme ka marrë rrugën drejt zinxhirit të ishujve të njohur.

Sipas tyre, stuhia pritet të krijojë valë të larta deri në 4.6 metra.

Autoritetet kanë mbyllur disa aeroporte, por ai kryesori ka qenë i hapur edhe gjatë kësaj të diele.

Stuhia gjatë mëngjesit ishte 50 kilometra larg brigjeve lindore të Bahamas dhe shpejtësia e saj ka arritur deri në 260 kilometra në orë.

Pasi të godasë ishujt Bahamas, ekspertët kanë parashikuar se stuhia “Dorian” do t’ia mësyjë brigjeve amerikane me Floridën, që do të goditet drejtpërdrejt.

Shpejtësia e erërave të kësaj stuhie llogaritet se është më e rrezikshmja në histori.

Ekspertët parashikuan se stuhia do të thyejë rekordin e uraganit “Andrew”, që në vitin 1992, la të vdekur 65 persona dhe shkatërroi 64 mijë shtëpi.

Uraganet bëhen më të fuqishme kur prekin ujërat e ngrohtë, siç janë ata të Floridës.

Përveç këtij shteti, stuhia “Dorian” pritet të godasë Gjorgjianë dhe Karolinën Jugore.