Video

FSK-ja e gatshme ta mbrojë paqen në Kosovë

Në shënim të 20-vjetorit të Çlirimit, njësitë e FSK-së kanë parakaluar në Kazermën “Adem Jashari”.

Komandanti Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është një kënaqësi e veçantë që në ditët kur po shënohet 20-vjetori i lirisë, të jetë para ushtarëve të FSK-së.

Presidenti i vendit u tha atyre se lindën nga aspirata dhe angazhimi i popullit për liri.

Sipas tij, FSK-ja, në mënyrën më të mirë, pasqyron atë që vendi ka arritur.

Thaçi deklaroi se po punojnë për anëtarësim në NATO dhe për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.

Presidenti ka thënë se FSK-ja, sot, është forcë multi-entike dhe përmbush standardet e NATO-s.

Ai, bashkë me ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha, dhe komandantin Rrahman Rama, bënë homazhe në nderim të të rënëve dhe dëshmorëve për liri, pranë Pllakës përkujtimore në kazermën “Adem Jashari”.