Përmbyllet procesi zgjedhor në degën e PDK-së në Pejë, javë më parë aty kishte grushte

26 May 2019 19:21

Dy figurat e PDK-së, Xhavit Haliti e Adem Grabovci, të dielën ishin kundërshtarë në garën për kryetar të degës së partisë në Pejë.

Por, ish-deputeti Grabovci, u tërhoq nga kandidatura për ta lënë Halitin vetëm me një kundërkandidat, Sali Lajçin.

Grabovci pa dhënë arsyen e tërheqjes, tha se do të jetë aty ku vlerëson se është interes i partisë, raporton KTV.

Lexo edhe: Haliti zgjidhet kryetar i PDK-së në Pejë

E Xhavit Haliti, garën e quajti më shumë betejë miqësore sesa mes kundërshtarëve politikë, duke mohuar çfarëdo mosmarrëveshje mes tij dhe Grabovcit.

Kandidati tjetër Lajçi, nuk ka dashur të flasë për garën e as të komentojë për pritjet e tij, pa përfunduar procesi.

PDK-ja nisi zgjedhjet e brendshme në muajin mars, proces ky që në disa komuna përfshirë edhe në Pejë, u raportua për përleshje fizike ndërmjet kandidatëve e simpatizantëve të tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme