Hyjnë në grevë nxënësit në Australi, Zelandë të Re e shtete tjera për ndryshimet klimatike

24 May 2019 19:33

Nxënësit në Australi dhe Zelandë të Re kanë hyrë në grevë, duke shënuar fillimin e një dite botërore të protestave kundër ndryshimeve klimatike.

Organizatorët presin që më shumë se një milion të rinj të marrin pjesë në të paktën 110 shtete, çdo të premte, transmeton KTV. Protestuesit po u bëjnë thirrje politikanëve dhe bizneseve që të ndërmarrin veprime për t’i luftuar ndryshimet klimatike.

Grevat inspirohen nga nxënësja suedeze Greta Thunberg, shkolla e së cilës çdo të premte proteston. Shembulli i saj frymëzoi lëvizje të ndryshme në Evropë, SHBA dhe Australi, të njohura si Fridays For Future.

Protesta ndërkombëtare e koordinuar e fundit, u zhvillua më 15 mars, me rreth 1.6 milion nxënës nga 125 shtete që bojkotuan mësimin.

© KOHA

Të ngjashme