Vuçiq paralajmëron masa të rrepta kundër Kosovës pas Samitit të Parisit

24 May 2019 17:17

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar përfaqësuesit e Listës Serbe me të cilët ka diskutuar për masat që Serbia do t’i ndërmarrë kundër Kosovës për shkak të taksës ndaj mallrave serbe.

Vuçiq ka paralajmëruar masa të rrepta kundër Kosovës, pas Samitit të Parisit. Ka thënë se në Paris nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh për Kosovën dhe statusin saj, raporton TV Arta.

Ai, po ashtu, ka thënë se nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh me Kosovën derisa të mos hiqet taksa. Ai u ka thënë kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës që ta kryejnë punën e vet e të mos nguten me dorëheqje.

Ndërsa, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se të gjithë kandidatët e Listës Serbe që kanë fituar në zgjedhjet e fundit të mbajtura në katër komunat veriore janë të gatshëm që të japin dorëheqje përsëri, nëse nuk gjejnë gjuhë të përbashkët me institucionet e Kosovës. Ai ka thënë se ky largim përveç kryetarëve, do të përfshijë edhe zyrtarë të tjerë të të gjitha niveleve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme