Veseli nuk flet për dorëheqjen e Brovinës, kërkon të mos linçohet deputetja

17 May 2019 19:10

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka dalë në mbrojtje deputetes së partisë së tij, Flora Brovina, duke kërkuar që të mos linçohet.

Publikimin e fotografisë nga Brovina, Veseli e ka quajtur gabim të madh, por nuk është përgjigjur rreth insistimit të gazetarëve se a duhet të ofrojë dorëheqje, raporton KTV.

Ai ka thënë se ngjarja nuk do të ndikojë në themelimin e Tribunalit për krimet e kryera të Serbisë në Kosovës.

Veseli ka mohuar se ka qenë në dijeni për fotografinë që do ta publikonte bashkëpartiakja e saj në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht të kaluarës si shef i SHIK-ut.

Gjatë ditës, për këtë temë janë pyetur presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës, të hënën, sërish do ta ketë në rend të ditës iniciativën e kryeparlamentarit për themelimin e Tribunalit për krimet e kryera të Serbisë në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme