Video

Haradinaj me premtim e urim të ri për vizat, polemizon me Ramën

Edhe një tjetër urim ka ardhur të enjten për liberalizim të vizave për kosovarët nga politikanët, ani pse vendi vazhdon të mos lëvizë lirshëm në BE.

Këtë herë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se këtë po e bazon në premtimin që ia ka dhënë ministri i Brendshëm gjerman në Berlin, raporton KTV.

E, nga distanca, ai ka replikuar me Edi Ramën, në lidhje me mosmarrëveshjet për presion ndaj tij sa i përket heqjes së taksës.

Kryeministri ka thënë se tërë atë çfarë e ka deklaruar në media qëndron dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë.

Kryeministri, në konferencën për shtyp, deklaroi se pas Samitit të Berlinit është qartësuar që nuk ka nevojë të diskutohet më për taksën e as të bisedohet më për idetë për kufijtë.

Haradinaj tha se ai, bashkë me presidentin Hashim Thaçi, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Samitin e Parisit i cili do të mbahet në korrik të këtij viti.