Spektakli i Thaçit në Komision, s’përgjigjet në asnjë pyetje e përplaset me ofendime me opozitën

26 April 2019 19:11

Asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë për dëbimin e 6 shtetasve turq, presidenti Hashim Thaçi, në Komision hetimor parlamentar.

Ndonëse u ftua për t’u intervistuar për këtë çështje, presidenti ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e anëtarëve të Komisionit, raporton KTV.

Madje, refuzoi t’ua japë edhe dorën.

Në vend të kësaj, ka qenë ai që u ka bërë pyetje deputetëve.

Fillimisht, presidenti kërkoi të prezantohen anëtarët e komisionit dhe pjesëmarrësit e tjerë me emra e mbiemra.

Pas kësaj, Thaçi kërkoi se kush është eksperti i angazhuar për hartimin e draft-raportit, duke akuzuar se komisioni shkeli ligjin kur e angazhoi Tienmu Ma-në.

Presidenti nuk dha përgjigje, duke kërkuar në vazhdimësi që të ketë opinion të Zyrës ligjore të Kuvendit.

Në shumë momente, presidenti u djersit. E, këtu, në ndihmë, presidentit i doli ish-bashkëpartiaku i tij Hajdar Beqa.

Akuza e kundër-akuza kishte edhe për periudhën e luftës. Se kush luftoi e kush jo?

Pas shumë fyerjeve e akuzave, mbledhja përfundoi meqë presidenti nuk pranoi të

përgjigjet pa pasur një opinion të ndonjë zyre ligjore, për angazhimin e ekspertit nga Komisioni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme