Video

Vendimi ndaj Aganit e Shabanit u përcoll me sharje e akuza të familjarëve drejtuar trupit gjykues

Ferid Agani dhe Gani Shabani janë shpallur fajtorë në rastin e njohur si ‘Stenta’.

Me 2 vjet e 6 muaj burgim, Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar ish-ministrin e Shëndetësisë, raporton KTV.

Ndërsa, me 2 vjet burgim është dënuar ish-sekretari i MSH-së, Gani Shabani.

Por, ky vendim ka shkaktuar reagim të familjarëve.

Përveç të qarave në sallë, janë dëgjuar sharje dhe akuza drejtuar trupit gjykues.

Avokatët kanë thënë të jenë të habitur me këtë vendim, derisa atë e kanë cilësuar si selektiv.

Ish-ministri Agani dhe ish-sekretari Shabani, akuzoheshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Agani dhe Shabani kishin vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe udhëzimet administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Sipas aktakuzës, ata u kanë mundësuar përfitim financiar rreth 4.5 milionë euro dy spitaleve private, “IMH” dhe “EDA”, duke dëmtuar kështu buxhetin e Kosovës.