Vetëvendosje u kthehet protestave

21 April 2019 19:08

Mesditën e së premtes së ardhshme, ky vend mund të mos jetë kaq i qetë.

Vetëvendosje ka thirrur protestë kundër korrupsionit, e që do të mbahet para objektit së Prokurorisë së Shtetit, ku e ka zyrën edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Këtij të fundit, Kurti në vazhdimësi i është referuar si ‘Aleksandër lepuri’.

Kurti, në këtë konferencë, ka rikujtuar edhe situatën e prokurorit Elez Blakaj, ku, sipas tij, edhe vetë kryeprokurori Lumezi ishte rreshtuar krah atyre që sulmuan Blakajn, raporton KTV.

Këtë protestë paqësore, Kurti e ka quajtur të domosdoshme, duke e parë degjenerimin e institucioneve shtetërore.

Vetëvendosje, tash e një kohë, është duke kërkuar zgjedhje të reja dhe, nën moton “Kundër PANhajnisë”, po vazhdon të mbajë tubime në komuna të ndryshme të vendit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme