Një vath për secilën të dhunuar gjatë luftës

20 April 2019 21:35

Secili vath i vendosur në këtë instalacion, do ta simbolizojë një person të dhunuar seksualisht gjatë luftës.

Qëllimi i këtij instalacioni është ofrimi i mbështetjes për 20 mijë personat e abuzuar seksualisht nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, raporton KTV.

Instalacioni #forheroines është realizuar nga Batalioni “Atlantiku”.

Në këtë aktivitet, e pranishme ishte edhe e mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila ka kërkuar ndihmë në rrugën drejt drejtësisë.

Feride Rushiti nga Qendra për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës ka thënë se u duhet dhënë zë heroinave, kur krimet e kryera mohohen nga bota.

I njëjti instalacion, ditëve në vazhdim, do të vendoset edhe në qytete të tjera, si Prizren e Mitrovicë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme